Chivu në terapi, në studio befasohen pas ndeshjes me Pisën: “Jam mbushur me qetësues”

Inter u drodh për gati një pjesë loje, duke shkuar në 2-0 në disavantazh në Meazza kundër Pisës, më pas pas zëvendësimit të “flijuarit” Luis Henrique me Federico Dimarco, shkatërroi toskanët duke u shënuar 6 gola. Kryesuesja vazhdon kështu arratisjen dhe lë pas humbjen e shëmtuar në Champions me Arsenal. Pas ndeshjes në DAZN pati disa minuta mister, sepse Cristian Chivu nuk u paraqit para mikrofonit në kohët e zakonshme. I dërguari në Meazza shpjegoi se trajneri zikaltër në ato momente po merrte një masazh për shpinën: “Na kishte treguar që në pragndeshje kishte këtë dhimbje që kishte ndier, por më pas me sa duket ka rezistuar 90 minuta, ishte shumë i dhimbshëm, pastaj hyri brenda dhe tani po rikuperon”.

Chivu shpjegon çfarë i ndodhi: “Jam mbushur me qetësues, tani bëra edhe kortizonin”
Federica Zille njoftoi nga fusha e San Siro: “Terapi për Cristian Chivu”. Pritja përfundoi kur trajneri rumun 45-vjeçar u shfaq më në fund në ekran: “Jam mbushur me injeksione, qetësues, tani bëra edhe kortizonin, edhe sepse nesër kam një ditë për ta kaluar me vajzat e mia dhe më duan të freskët, të ri, si gjithmonë. Edhe gruaja ime kërkon pak, ka kërkesa, meqë kemi pushim, kështu që duhet të jem gati të bëj burrin e mirë dhe babain e mirë, gjë që ndonjëherë më del edhe…”.

Në atë moment Zille bëri dy plus dy, duke deduktuar se Chivu nuk do t’i shihte dy ndeshjet e mëdha të së dielës, Roma-Milan dhe Juventus-Napoli, “sepse duhet të bëjë burrin”.

Nuk ka ndeshje për Chivu në fundjavë: “Prioritet do të ketë familja ime”
Trajneri zikaltër shpjegoi se po, shumë ndoshta në fundjavë familja e tij do të kishte prioritet mbi gjithçka: “Unë kam një pasion për futbollin që shkon përtej kompetencave apo asaj që dikush mund të mendojë. Ndonjëherë jam i lodhur, sepse shoh shumë ndeshje duke luajtur çdo tre ditë, shoh gjithmonë tonën, pastaj shikoj kundërshtarin, por jam i vetëdijshëm që duhet t’i shohësh ndeshjet për të mësuar gjëra të caktuara. Nëse më ndodh ta shoh, ndoshta do të arrij edhe ta bëj, por prioritet këtë fundjavë do ta ketë familja ime, sepse muajt e fundit kam qenë disi i munguar. I kushtoj shumë kohë këtyre djemve të mrekullueshëm dhe shpesh lë pas dore atë që është detyra ime si bashkëshort dhe si baba. Dhe duke qenë se e meritojnë, ndonjëherë duhet të shkëputesh, të pushosh dhe të mos mendosh vetëm për futbollin, sepse familja kalon gjithmonë e para”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top