Kjo e hënë ka nisur me tensione në veri të Kosovës. Qytetarë serbë kanë dalë të protestojnë para ndërtesave komunale në veri. Grupimet janë mbledhur në komunat e Leposaviçit, Ybutin Potokut dhe Zveçanit, ku edhe ka prani të shtuar të forcave të policicisë.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në Zveçan raportohet se policia ka hedhur gaz lotsjellës te dera e komunës. Kjo ka ardhur pasi protestuesit i janë afruar komunës, duke tentuar që të futen brenda.
Kujtojmë se nga ora 09:00, kryetarët e katër komunave veriore do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.