Drejtori i hetimit tatimor: Nuk jam përfshirë në hackerimin e kompjuterave të SPAK

Drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini ka reaguar pas disa lajmeve te publikuara ne media qe permendin emrin e tij ne skandalin e hackerimit te emaileve te SPAK. Martini i ka cilesuar lajmet si te paverteta dhe dashakeqe dhe njofton se per kete ceshtje ka kontaktuar dhe me prokurorin e ceshtjes.

Reagimi i plote i Martinit

“Në lidhje me përmendjen dashakeqe të emrit tim në disa shkrime të publikuara sot, që më lidhin me çështjen e daljes së disa akteve nga email-i i Prokurorisë së Posacme, sqaroj se nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë dijeni për këtë fakt, në asnjë rrethanë.

Për këtë arsye, kam kontaktuar edhe prokurorin e çështjes, të cilit i shpreha shqetësimin tim lidhur me këto shpifje të pabazuara.

Gjithashtu, si ish-koleg i tyre, shpreh mbështetjen time të plotë për punën dhe integritetin e Prokurorisë së Posacme”, sqaron në reagimin e tij drejtori i Hetimit Tatimor, Anton Martini.

Etiketa: anton martiniDosjahetimi tatimorSPAK

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top