Berisha: Biznesi me Ivanka Trump nuk ka lidhje me mungesën e Ramës në Davos

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kundërshtuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama mbi arsyet e mungesës së tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, duke i cilësuar ato si të pabazuara dhe jo bindëse për opinionin publik.

Në një deklaratë për mediat, Berisha u pyet nga gazetarja Marsi Korreshi lidhur me shpjegimin e dhënë nga kryeministri në Kuvend, sipas të cilit ai nuk mori pjesë në Davos për shkak se duhej të zgjidhte mes pjesëmarrjes në forum dhe pritjes së vajzës së presidentit amerikan Donald Trump në Tiranë. Berisha e hodhi poshtë këtë arsyetim, duke theksuar se një pretendim i tillë nuk qëndron logjikisht.

Pikëpyetjet/ Pse mungoi Rama në Bordin e Paqes?

“Besoj se asnjëri në botë nuk mund të besojë një mashtrim të tillë. Që kjo të ishte e vërtetë, do të duhej të pranohej se presidenti amerikan do të përdorte vizitën e vajzës së tij për të shmangur një takim me Edi Ramën, gjë që nuk mund të ndodhë,” deklaroi Berisha.

Sipas tij, presidenti amerikan ka respekt maksimal për familjen e tij dhe, në këtë kontekst, një vizitë private apo një çështje biznesi nuk mund të lidhet me një ngjarje të tillë ndërkombëtare si ceremonia e themelimit të Bordit të Paqes.

“Një aferë biznesi nuk ka asnjë lidhje me aktin madhor të themelimit të Bordit të Paqes. Në atë sallë historike, Edi Rama nuk ishte i pranishëm,” u shpreh Berisha.

Lideri i opozitës iu referua gjithashtu deklaratave të bëra në Davos nga presidenti amerikan, duke nënvizuar se vetë Trump kishte pranuar se kishte disa liderë që nuk i dëshironte në këtë proces. Sipas Berishës, kryeministri shqiptar bënte pjesë në këtë kategori.

“Nga sa u tha aty, dy ose tre prej tyre nuk mund të ishin të pranishëm. Njëri prej tyre është Rama,” përfundoi Berisha.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top