Java e 7-të e Europa League i dhuron Romës fitoren e katërt radhazi. Kështu verdhekuqtë ndjekin ëndrrën për kualifikim të drejtpërdrejtë në fazën e 1/8-ave të finales. Me vetëm nëntëdhjetë minuta të mbetura nga faza e ligës,Roma është e gjashta në renditj. Në xhiron e fundit skuadra e trajnerit Gasperini do të përballet me Panathinaikosin.
Kundër Stuttgart, Roma u shfaq solide dhe cinike. Verdhekuqtë rrezikuan shumë pak ndaj Leweling të papërmbajtshëm dhe duke goditur me Pisillin. Mesfushori, i shërbyer nga Soulé, futet në zonë dhe mposht Nübelin me një goditje të fuqishme në minutën e 40-të.
Verdhekuqtë shpëtohen në disa raste nga Svilar. Por pavarësisht ndryshimeve të shumta në formacion përballuan presionin e skuadrës së tretë të Bundesligës dhe e menaxhuan në mënyrë perfekte takimin. Në fund, pas aktivizimit të Dybala dhe Mancini, vjen edhe goli i dytë. Shënon sërish Pisilli, me një tjetër depërtim të jashtëzakonshëm (min. 92).
Roma shkon në kuotën e 15 pikëve dhe mban vendin e gjashtë, duke parë gjithnjë e më afër 1/8-at e finales. Nga ana tjetër Stuttgart bie në vendin e 12-të me 12 pikë.
Rezultatet përfundimtare të ndeshjeve të tjera:
Brann 3–3 FC Midtjylland
19′ Holm, 68′ (p) Kornvig, 90+10′ (p) Soltvedt – 4′, 70′ Erlić, 31′ Junior Brumado
Malmö FF 0–1 Crvena Zvezda
16′ Kostov
Bologna 2–2 Celtic
58′ Dallinga, 72′ Røe – 5′ Hatate, 41′ Trusty
SC Freiburg 1–0 Maccabi Tel Aviv
82′ Matěj Matějovský Matanović
Young Boys 0–1 Olympique Lyonnais
45+1′ Maitland-Niles
Viktoria Plzeň 1–1 FC Porto
6′ Červ – 90′ Gül
PAOK 2–0 Real Betis