Trump tërhoqi ftesën për Kanadanë për t’u bashkuar me ‘bordin e tij global të paqes’
Ndërsa udhëheqësit e shumë demokracive liberale refuzuan ta nënshkruanin. The Guardian bën me dije se, kryeministri kanadez, Mark Carney, përpara Davosit, e kishte pranuar në parim.
“Ju lutem lejoni që kjo Letër të shërbejë për të përfaqësuar se Bordi i Paqes po tërheq ftesën e tij drejtuar jush në lidhje me anëtarësimin e Kanadasë, i cili do të jetë Bordi më prestigjioz i Udhëheqësve i mbledhur ndonjëherë, në çdo kohë”, shkroi Trump në një postim në Truth Social drejtuar kryeministrit kanadez, Mark Carney .
Trump lançoi iniciativën e tij “bordi i paqes” në Forumin Ekonomik Botëror në Davos , duke pretenduar se do të ishte një nga organet më të rëndësishme të krijuara ndonjëherë në historinë e botës. Bordi, i cili do të kryesohet nga Trump, fillimisht u përshkrua si një organ i përkohshëm për të mbikëqyrur qeverisjen dhe rindërtimin e Gazës.