Zelenski nga Davos: Do të realizojmë një takim trepalësh SHBA-Ukrainë-Rusi për paqen

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, ka bërë të ditur se një delegacion amerikan do të udhëtojë sot drejt Moskës, pas përfundimit të takimit të tij me presidentin amerikan Donald Trump.

Sipas Zelenskit, ekipi ukrainas do të takohet fillimisht me përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, ndërsa më pas, duke nisur nga dita e nesërme, do të zhvillohet një takim trepalësh dyditor mes Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Presidenti ukrainas theksoi se Rusia duhet të jetë e gatshme për kompromise, duke shtuar se kjo nuk është një përgjegjësi vetëm e Ukrainës.

“Të gjithë duhet të jenë të gatshëm, jo vetëm Ukraina,” deklaroi ai, duke nënvizuar se dialogu është më i dobishëm sesa mungesa e tij.

“Zoti e bekoftë që lufta të ndalet, shpresoj kështu”, shtoi ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top