Amerikani ia përplas Europës: Lituania mobilizon më shumë trupa se Britania, Franca e Gjermania

Ish-sekretari i SHBA-së për çështje të veteranëve, Robert Wilkie, dha një përshkrim mjaft të errët dhe shqetësues të kapaciteteve ushtarake të aleatëve europianë, duke treguar se sa poshtë kanë rënë përgjatë viteve, përcjell Gazeta Metro.

Duke folur për situatën jo të relaksuar midis SHBA-së dhe Europës, Wilkie tha se shtetet aleate s’duhet të pyesin se çfarë mund të bëjë Amerika për to, por se çka mund të bëjnë ato për mirëmbajtjen e paqes në kontinent dhe gjetkë.

Për ta ilustruar rënien e fuqisë ushtarake në Perëndim, Wilkie tregoi se si në vitet 60′ Kanadaja kishte ushtrinë e katërt më të madhe në NATO, ndërsa sot krahasohet me gardën kombëtare të Alabamas, shtet mesatar i SHBA-së.

Gjithashtu, ai foli edhe për problemet e hatashme të mobilitetit ushtarak në mesin e shteteve më të forta europiane dhe se si ato janë goxha të ngathëta në krahasim me aleatët që kanë Rusinë në kufi.

”Lituania mund të çojë më shumë trupa në terren për 24 orë sesa Britania, Franca dhe Gjermania. Kjo është një shenjë paralajmëruese për të gjithë ne”, tha ish-sekretari amerikan, teksa argumentoi se presidenti Trump s’është i vetmi që ia ka tërhequr vërejtjen Europës për letargjinë e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top