Prokurori i SPAK: Kryeministri kërkon të bllokojë hetimin penal

Prokurori i SPAK, Dritan Prençi ka dhënë argumentet e tij, duke sqaruar se pse në rastin e pezullimit të Belinda Ballukut nuk ka konflikt kompetencash, sic pretendon kryeministri Rama.

Në fjalën e tij para Gjykatës Kushtetuese, Preçi tha se kërkuesi, që në këtë rast është Kryeministri Rama ‘nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv’.

Sipas tij, masa ndaluese prek vetëm individin dhe jo keshillin e ministrave.

“Nuk mund të pretendohet për konflikt kompetencash. Për të pasur konflikt kompetencash midis pushteteve duhet të plotësohen tre kritere ligjore. Mosmarrëveshja lind midis organeve të pushteteve të ndryshëm, mosmarrëveshja lidhet me organet që vendosin vullnetin e pushtetit të tyre dhe Mosmarrëveshja ka të bëjë me përcaktimin e sferës së kompetencave. Në rastin konkret këto kushte nuk plotësohen.

SPAK vlerëson se kërkesa e kryeministrit për shfuqizimin e vendimeve të GJKKO për masën e sigurimit personal apo për interpretim të nenit 103 pika 3 nuk lidhen me kontrollin kushtetues mbi ligje, nuk paraqet konflikt kompetencash mes pushteteve.

Vlerësojmë se kërkuesi nuk mund të përdore këtë pretendim për të bllokuar hetimin penal ndaj ministrit, pasi ndjekja penale dhe vlerësimi i masës së pezullimit janë kompetenca të SPAK dhe GJKKO dhe nuk mund të cënohen nga ndërhyrja e pushtetit ekzekutiv”, tha prokurori Dritan Prençi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top