Edi Rama e ka kaluar me një shpjegim të kujdesshëm mungesën e tij në Davos ku disa prej liderëve që kishin pranuar ftesën për krijimin e Bordit të Paqes, u thirrën nga Donald Trump dhe firmosën marrëveshjet përkatëse.
I pyetur në parlament, se përse mungoi në Bordin e Paqes, kryeministri Edi Rama u shpreh: “Unë duhet të bëja një zgjedhje, midis ti përgjigjesha ftesës së babait apo të mikprisja vajzën dhe zgjodha vajzën. Dhe natyrisht që vajzën e zgjodha me lejen e babait”.

Por vizita e Ivanka Trump në Vlorë mund të jetë thjesht një pretekst për mungesën e Ramës në Bordin e Paqes. Kjo për faktin se takimet në Davos kanë nisur prej disa ditësh dhe Rama ka munguar që ditën e parë.
Së dyti, ekzaltimi i kryeministrit pas marrjes së ftesës për në Bordin e Paqes ishte i tillë që për asnjë arsye Rama nuk do të mungonte në mbledhjen e Bordit.
Dhe së treti është deklarata që Trump bëri në Davos para se të nënshkruante marrëveshjen e Bordit të Paqes, kur tha se disa prej liderëve të bordit nuk i pëlqen, por ato që ishin në Davos i pëlqen.