Bardhi në Kuvend: Ftesa për “Bordin e Paqes” ndaj kombit shqiptar, jo ndaj qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi theksoi në Kuvend se ftesa për të marrë në Bordin e Paqes nuk është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama por ndaj Shqipërisë dhe kombit shqiptar.

Nga Foltorja e Kuvendit, ai theksoi se kombi shqiptar, në Shqipëri e Kosovë, ka treguar se është pro paqes dhe prandaj ka ardhur një ftesë e tillë, ndaj nuk duhet që të bëhe propagandë nga qeveria. Bardhi po ashtu kujtoi edhe deklaratat e Ramës më herët kundër Trumpit, ndërsa shtoi se janë kundër shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të këtij projektligji në kundërshtim me rregulloren dhe Kushtetutën.

“Ka qenë Rama i vetmi lider botëtor që i është drejtuar presidentit të SHBA me termin përfaqëson turpin e njerëzimit.
Një deklaratë që nuk i shkon as marrëdhënieve të Shqipërisë dhe kombit me SHBA, një deklaratë që vë në rrezik sigurinë dhe marrëdhëniet mes kombit shqiptar, dhe SHBA. Erdhe këtu e fole për Shqipërinë. Ne nuk ndihemi të vlerësuar për partneritetin që ka vetëm Shqipëria me SHBA, por krenarë për marrëdhëniet e shkëlqyera që ka kombi me SHBA. Prandaj edhe ftesa i është drejtuar Shqipërisë dhe Kosovës.

SHBA kishin ftuar në këtë bord Shqipërinë dhe Kosovën për shkak të rolit që ka kombi jonë jo thjesht në paqen në Ballkan por në Evropë dhe më gjerë dhe për shkak të raportit të shkëlqyer strategjik me SHBA. Nuk mund të bëhet propagandë apo të talleni me SHBA që të flasësh për arritje historike ndërkohë që përpara vitesh e ke quajtur njeriun kyç të paqes sot në botë, turpi i njerëzimit”, tha Bardhi.

Ai theksoi se opozita nuk është kundër pjesëmarrjes së Shqipërisë në Bordin e Paqes, por shtoi se kjo duhet të bëhet në respekt të Kushtetutës.

“Kemi shansin të respektojmë kushtetuën, të marrim një javë, gjatë kësaj jave i kërkojmë presidentit që marrëveshja të hyjë në fuqi menjëherë dhe brenda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren”, u shpreh ai.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top