Statujës së CR7 i vihet flaka, kush është vandali i ndaluar nga policia

Që Cristiano Ronaldo të bëjë zjarr e flakë (dhe sidomos gola) në fushë, kjo është e vërtetuar prej më shumë se 20 vitesh karrierë në nivelin më të lartë, por që flakët të mund të përfshinin statujën e ngritur në nder të tij në Funchal, në ishullin e lindjes Madeira, ishte vërtet e vështirë për t’u parashikuar. Është pikërisht ajo që ka ndodhur me CR7 dhe që më pas është përjetësuar në një video të publikuar në rrjetet sociale nga autori i aktit vandal, plotësisht i pakuptimtë. I riu është ndaluar nga policia: bëhet fjalë për një person tashmë të njohur për probleme të shëndetit mendor, aktualisht i shtruar në një strukturë psikiatrike.

Statuja e CR7 e djegur në Funchal, fyerje e gjeste vulgare
Pamjet tregojnë djalin që fillimisht hedh një lëng të ndezshëm mbi statujën prej bronzi të futbollistit që aktualisht luan te Al Nassr dhe më pas i vë flakën me një çakmak. Më pas, ndërsa flakët përfshinin figurën e Ronaldos, i riu është larguar dhe ka improvizuar disa hapa vallëzimi “freestyle” mbi muzikën e një altoparlanti që kishte marrë me vete, duke e përfunduar gjithçka me fyerje dhe gjeste vulgare të drejtuara ndaj statujës dhe, në fund, me një ulërimë kafshërore drejt kamerës.

Kush është autori i aktit vandal?
Statuja – e cila ndodhet përpara Muzeut CR7 në Funchal – nuk ka pësuar dëme të përhershme dhe tashmë është pastruar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme: është një destinacion shumë i vizituar nga turistët. Të dhënat e vandalit njihen mirë; në profilin e tij në Instagram (që ka më pak se dy mijë ndjekës dhe ku ka publikuar videon me mbishkrimin “Ky është paralajmërimi i fundit i Zotit”) ai e përkufizon veten si “person”, “freestyler” dhe “madeirense”. Dhe në fakt, i riu banon pikërisht në Madeira; policisë nuk i është dashur shumë kohë për ta gjetur dhe ndaluar.

Një burim nga policia e Funchal ka deklaruar lidhur me këtë: “Autori i këtij krimi është identifikuar. Ai është i njohur këtu për shkak të situatave të ngjashme të ndodhura në të kaluarën”. Pas ndalimit, është lëshuar një urdhër urgjent nga Autoriteti Shëndetësor për një vlerësim psikiatrik, i zbatuar nga policia “për të mbrojtur individin dhe publikun”. I riu është shtruar kështu në një repart psikiatrik të spitalit lokal për arsye sigurie, për veten dhe për të tjerët.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top