Reshjet e dëborës në zonën e Qafë Thanës kanë sjellë ‘paralizim’ të qarkullimit të kamionëve në këtë aks rrugor. Nga informacionet paraprake mësohet se, ndalimi i tyre është bërë për shkak të punimeve që po kryhen nga borëpastrueset në segmentin hyrës në drejtim të Maqedonisë së Veriut.
Ndërkohë, mjetet me peshë të rëndë nuk lejohen të qarkullojnë, ndërsa automjetet e tjera këshillohet të lëvizin me kujdes. Autoritetet bëjnë me dije se, ndërhyrja do të zgjasë vetëm disa orë dhe, pas përfundimit të pastrimit të rrugës nga bora, qarkullimi i kamionëve pritet të rinisë normalisht.