Unaza e Madhe e Tiranës është përfshirë nga një bllokim masiv i trafikut, duke shkaktuar formimin e kolonave kilometrike dhe vështirësi të mëdha për qarkullimin e automjeteve. Situata ka degraduar më tej pas ngarkesës së rrugëve dytësore që çojnë drejt Astirit, duke bërë që drejtuesit e mjeteve të përballen me vonesa të konsiderueshme.
Pjesa më problematike e trafikut është regjistruar në hyrjen nga Pallati me Shigjeta dhe në rrugën që lidh këtë zonë me Astirin. Kolonat e automjeteve kanë ngadalësuar shumë lëvizjen, ndërkohë që kjo ka shkaktuar një presion të madh në rrugët kryesore të qytetit. Trafiku i rënduar ka sjellë bllokim të plotë të disa akseve të rëndësishme, duke përfshirë hyrjet e Unazës së Madhe dhe rrugën që çon në Astir, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.