Udhëtonte për në Davos, avioni i Trump pëson dëmtime në ajër

Air Force One që mbante Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, u ul në mënyrë të sigurt në Bazën Ajrore të Përbashkët Andrews pranë Uashingtonit, pasi një problem i vogël elektrik ndodhi gjatë fluturimit ndërsa avioni ishte mbi Atlantikun e Veriut.

Sipas mediave të huaja, problemi teknik u konsiderua jo serioz, por u mor vendimi për ta kthyer avionin presidencial në bazën e tij si masë paraprake. Presidenti i SHBA-së pritet të vazhdojë udhëtimin e tij me një avion tjetër presidencial, me shumë mundësi një C-32A nga Krahu i 89-të i Transportit Ajror.

Me këtë avion, Donald Trump do të udhëtojë për në Takimin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror, që zhvillohet në Davos të Zvicrës, ku është planifikuar të marrë pjesë në një sërë kontaktesh dhe ndërhyrjesh në kuadër të punimeve të Forumit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top