Ankimimi i përjashtimeve nga seancat, grupi i PD-së kërkesë Byrosë së Kuvendit

Mblidhet sot Byroja e Kuvendit, ku do të shqyrtohet ankimi i deputetëve të Partisë Demokratike lidhur me përjashtimin e tyre nga seancat plenare. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 11:00.

Sakaq, përmes një shkrese, firmosur nga anëtari i grupit parlamentar të PD-së, Belind Këlliçi, kërkohet që mbledhja të jetë e hapur për mediat.

“I Nderuar Z. Kryetar, Në cilësinë e anëtarit të Byrosë së Kuvendit, në kuadër të transparencës dhe interesit të opinionit publik, si dhe ndjeshmërisë së çështjeve për diskutim, kërkoj që mbledhja e sotme e Byrosë së Kuvendit, në orën 11:00, të zhvillohet me praninë e mediave dhe gazetarëve. Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.”, sqarohet në kërkesë, drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top