Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa ka deklaruar se ka vendosur të thërrasë “një takim të jashtëzakonshëm” në ditët në vijim.
Në një postim në rrjetet sociale, Costa u shpreh se kjo vjen “duke pasur parasysh rëndësinë e zhvillimeve të fundit dhe me qëllim koordinimin e mëtejshëm”.
Ai përshkruan angazhimet e Evropës për gjashtë pika kyçe pas bisedave me shtetet anëtare.
6 pikat kyçe sipas Presidentit të Këshillit Evropian, Antonio Costa:
Uniteti mbi parimet e së drejtës ndërkombëtare, integritetit territorial dhe sovranitetit kombëtar;
Unitet në mbështetje dhe solidaritet me Danimarkën dhe Groenlandën;
Njohja e interesit të përbashkët transatlantik për paqen dhe sigurinë në Arktik, veçanërisht duke punuar përmes NATO-s;
Vlerësim i përbashkët se tarifat do të dëmtonin marrëdhëniet transatlantike dhe janë të papajtueshme me marrëveshjen tregtare BE-SHBA;
Gatishmëria për të mbrojtur veten kundër çdo forme shtrëngimi;
Gatishmëria për të vazhduar angazhimin konstruktiv me SHBA-në për të gjitha çështjet me interes të përbashkët.