Mashtrimi me Call Centre, 10 të arrestuar nga SPAK, 2 në kërkim

Një operacion i kryer nga SPAK ka çuar në arrestimin e disa personave dhe shpalljen në kërkim të dy të tjerëve të dyshuar për mashtrime të organizuara përmes Call Center-ave.

News 24, raporton se nga kontrollet e SPAK dhe BKH të zhvilluara ditën e djeshme, 16 janar, në disa zyra “call center” në Tiranë, janë vënë në pranga 10 persona, ndërsa në kërkim janë shpallur dy pronarë të këtyre biznesve.

Hetimi që është kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe ka përfshirë kontrollin e 6 kateve të një kulle luksoze, pranë rrugës “Myslym Shyri”.

Bëhet me dije se si pasojë e kontrolleve janë zbuluar disa prova materiale që mund të lidhen me aktivitet të paligjshëm, ndërsa kontrolli po vijon edhe sot, 17 janar, bashkë me marrjen në pyetje të disa personave të lidhur me çështjen.

Mësohet se veprimet janë realizuar me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), firmosur nga prokurori Vladimir Mara.

SPAK nuk ka dhënë ende detaje të mëtejshme mbi rezultatet e kontrolleve, ndërsa hetimi vazhdon./ BW

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top