Përplasje live, Daja siluron DS e Dinamos: “Para se të flasë të sjellë ndonjë lojtar”

Ilir Daja e mbylli dhjetorin me trofeun e Superkupës, që u shoqërua edhe nga Trajneri i muajit, por në kohën kur në janar priste tre lojtarë më shumë e gjeti veten me dy lojtarë më pak. Kjo situatë, në dritën edhe të dëmtimit të Maliqit, që e mbylli këtu sezonin, ka bërë që pas barazimit 0-0 në Niko Dovana me Teutën, tekniku të përdorë sarkazmën ndaj Drejtorit Sportiv Luan Pinari.

“Për të dalë te merkato, jam trajner, se kam drejtorin sportiv para dhe ai para se të thotë që luftojmë për këtë e atë, të luftojë për të sjellë ca lojtarë në ekip, sepse edhe me dëmtimin e Maliqit që e ka mbyllur këtë kampionat, patjetër na duhet të përforcohemi me 2-3 lojtarë që të vazhdojmë ecurinë që kemi pasur edhe në 2025 – tha Daja, duke theksuar mungesën e mbajtjes së premtimeve nga klubi -. Ia kisha premtuar që do ia thosha se kur del në shtyp duhet të mbajë përgjegjësi pastaj edhe për gjërat e tjera”, tha Daja për RTSH pas ndeshjes.

Tekniku, që e mori çmimin Trajneri i Muajit nga Drejtoria Teknike e FSHF-së, e ka bërë të qartë se në merkato priste të paktën një sulmues dhe një mbrojtës, por ndërkohë nga organika janë larguar Fjoart Jonuzi dhe Gassama Karamba.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top