Lëvizja “Shqipëria Bëhet” e drejtuar nga Adriatik Lapaj fton të gjithë qytetarët që të marrin pjesë nesër në orën 18:00 në protestën para kryeministrisë.
Në një deklaratë për mediat, Lapaj tha se duhet të protestojnë të gjitha ata i janë larguar fëmijet, ata që përballen me padrejtësitë e tatimeve. Ai gjithashtu akuzoi kryeministrin Rama, si regjisorin që ka vendosur narko trafikun në qendër të kësaj republike dhe që ka probleme të shumta me SHBA-te.
“Në këtë vend ka shumë për të reaguar. Ata që janë përmbytur në muajt e fundit duhet të pyesin veten a duhet të çohen të protestojnë kundër kësaj qeverie ndaj unë i ftoj nesër në orën 6 pasdite të protestojnë. Ata që u largohen fëmijët duhet ta pyesin veten a duhet të protestojnë përballë atyre që u largojnë fëmijët përballë kapjes së shtetit. Ata që u prishën pronat përtej çdo logjike dhe përtej ligjit dhe sa herë ndodh gjenden të pafuqishëm duhet të pyesin vetëm a duhet të protestojnë dhe të bashkohen. Ata që shkojnë në spital dhe nuk gjejnë ilaçe duhet të pyesin vetën a mjafton të ankohen apo duhet të cohën të protestojnë. Ata të cilët përballen me tatimet dhe padrejtësinë e gjobaxhinjve që mbajnë uniformen e shtetit duhet të pyesin veten a duhet të bashkohen dhe protestojnë. Të gjitha ata që përballen me pamundësinë duhet të pyesin veten a ja vlen të ikin pa luftuar për ta lëshuar këtë vend.
Ndaj të gjithë i ftoj të bashkohen në protestë secili për problemin që mendon se në këtë vend nuk funksionin dhe duhet ndryshuar përballë njeriut që është regjisori i një sistemi që ka vendosur narko trafikun në qendër të kësaj republike, duke e kthyer në një republike problematike për ne, por edhe për ata që ai kaq shumë problem i ka, SHBA-të”, tha Lapaj.