Fotoja e mësipërme është pas aksidentit të rëndë mbrëmjen e kaluar në urën e Dajlanit në Durrës, teksa policia po kryen testin e alkoolit.
Mësohet se automjeti tip ‘BMW X5’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe më pas ka devijuar, çka dyshohet se ka qënë shkaku kryesor që makina ka dalë nga mbikalimi në urën e Dajlanit.
Ndërkohë që viktimë mbeti 18-vjeçarja Vikena Greku, e cila ishte pasagjere dhe të plagosur kanë mbetur dy kalimtarë të rastit. Ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj, i cili ishte i dehur në timon. Ky i fundit ka qenë i pirë ne masën 0.5 mg/l dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës.