Detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike që i mori jetën 18-vjeçares, janë zbardhur. Nga burime paraprake, mësohet se automjeti tip ‘BMW X5’ ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe më pas ka devijuar, çka dyshohet se ka qënë shkaku kryesor që makina ka dalë nga mbikalimi në urën e Dajlanit.
Humbi jetën tragjikisht një 18-vjeçare, ndërsa drejtuesi i mjetit, një 26-vjeçar nga Fieri, mbeti i plagosur rëndë dhe mesohet se për momentin ndodhet në spital. Forcat policore vendore bëjnë me dije se, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç. Gjithashtu mësohet se shërbimet zjarrfikëse ndërhynë për nxjerrjen e personave nga automjeti, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.