Vora inauguron stadiumin me fitoren me Partizanin, Kërnaja lë në mes intervistën

Partizani i trajnerit Kërnaja është mundur me rezultatin 0-1 nga Vora në një ndeshje dramatike.
Goli i vetëm u shënua nga Dario Daka në minutën e 90-të. Kjo i dha Vorës një fitore shumë të rëndësishme në transfertë.

Të kuqtë patën mundësinë të kalonin në avantazh në fundin e pjesës së parë. Por Rrok Toma humbi një penallti vendimtare.
Në pjesën e dytë, Vora u shfaq më e organizuar dhe shfrytëzoi maksimalisht rastin e fundit për të siguruar 3 pikët.

Kjo ishte ndeshja e parë e Vorës në stadiumin e rikonstruktuar, duke i dhënë edhe më shumë rëndësi këtij suksesi.
Partizani regjistron kështu humbjen e tretë radhazi, duke konfirmuar momentin e vështirë që po kalon skuadra.

Me këtë rezultat, Vora afrohet vetëm një pikë pas Partizanit. Ndrërkohë ekipi i Kërnajës hyn në garë direkte për mbijetesë.
Aktualisht, “demat” mbajnë vendin e gjashtë në renditje, por forma negative ka shtuar presionin për javët në vijim.

Pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Oltijon Kërnaja, u shfaq dukshëm i tensionuar në prononcimin për mediat.
Tekniku theksoi se skuadra e tij krijoi shumë raste dhe shpërdoroi situata të pastra shënimi, përfshirë edhe penalltinë.

Kërnaja nënvizoi se futbolli shpesh ndëshkon ata që nuk konkretizojnë rastet dhe se statistikat ishin në favor të Partizanit.
Debati me ish-futbollistin Arben Milori bëri që trajneri ta linte në mes intervistën, duke mbyllur me tension prononcimin pas humbjes.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top