Rrahmani: Ndaj Interit lojë shumë e mirë, ta kemi qasjen e duhur ndaj Parmës

Amir Rrahmani e lë pas ndeshjen e së dielës ndaj Interit dhe hedh sytë nga ndeshja e radhës ajo me Parmën që do të luhet këtë të mërkurë.

Në prag të kësaj sfide, mbrojtësi dardan i kampionëve të Italisë vlerësoi lojën e skuadrës së tij në San Siro ndaj zikaltërve.

‘Inter-Napoli? Me siguri në këndvështrimin taktik bëmë një ndeshje shumë të mirë; krijuam, u mbrojtëm mirë, menaxhuam mirë topin-tha Rrahmani-episodet vendosën rezultatin dhe është e drejtë kështu; kampionati do të jetë i gjatë, janë edhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Të mbrosh Lautaron apo Thuram? Sigurisht ka duele individuale dhe ne kemi mënyrën tonë të të mbrojturit, por ajo që ka më shumë rëndësi është mënyra sesi e menaxhojmë fazën mbrojtëse si skuadër’.

Më pas Rrahmani e ktheu vëmendjen te sfida me Parmën që do ta luajë sonte, përcjell tch.

‘Është shumë e vështirë të menaxhosh lodhjen dhe të përgatisësh ndeshje çdo 3 ditë, por me stafin teknik dhe shokët e skuadrës kërkojmë të kuptojmë më mirë, duke parë videot e kundërshtarëve“, vijoi Rrahmani.

“Sot ishte dita e vetme për të provuar diçka për ndeshjen me Parmën; mendoj se e kemi përgatitur mirë dhe të mërkurën duhet të hyjmë në fushë me sjelljen dhe psikologjinë e duhur për të marrë 3 pikët. Hojlund po përmirësohet çdo ditë; është shumë i zoti në hapësira, një karakteristikë që e ka pasur gjithnjë. Për mendimin tim, që kur ka ardhur këtu, është përmirësuar në pozicionim, në mbrojtjen e topit dhe në të ndihmuarin e skuadrës në dalje në sulm”.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top