Albin Kurti: Është e drejta e kryetarëve të rinj të komunave që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në veri të vendit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kurti u shpreh se është e drejta e kryetarëve të rinj të komunave, që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim.

“Është e drejta e të zgjedhurve në zgjedhjet demokratike që të marrin detyrën pa kërcënime apo frikësim. Është gjithashtu e drejta e qytetarëve që t’i shërbejnë ata të zgjedhur. Pjesëmarrja – jo pengimi i dhunshëm – është mënyra e duhur për të shprehur pikëpamjet politike në një demokraci”, shkroi Kurti në Twitter.

Të premten, më 26 maj, kryetarët e rinj shqiptarë u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat, që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Një ditë më herët, ata ishin betuar në shkolla dhe ndërtesa të tjera publike të këtyre komunave për shkaqe sigurie. Në Zveçan u dëgjuan edhe të shtëna armësh, ndërkaq Policia e Kosovës njoftoi se të paktën pesë zyrtarë policorë pësuan lëndime.

Rritja e tensioneve u dënua nga faktori ndërkombëtar, ndërkaq Serbia ngriti gatishmërinë luftarake.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top