Real Madrid e piketon kandidatin kryesor për trajner, është ‘kategori e rëndë’

Pas shkarkimit të spanjollit Xabi Alonso, tani klubi madrilen duhet të planifikojë sezonin e ardhshëm me një trajner të klasit botëror, ndërsa përkohësisht do të drejtohet nga Alvaro Arbeloa.

Edhe pse Reali ka bërë blerje të bujshme viteve të fundit dhe ka grumbulluar një sërë yjesh në ekip, përfshirë francezin Kylian Mbappe, sukseset në La Liga dhe Champions League mungojnë.

Në këtë drejtim, gazetari Fabrizio Romano raporton se trajneri Jurgen Klopp është shumë i pëlqyer nga bordi drejtues i Realit dhe mund të jetë kandidati kryesor për ta udhëhequr ekipin nga kjo verë.

Gjermani 58 vjeç nuk udhëheq asnjë klub që nga vera e vitit 2024, kur u largua nga Liverpool. Në Angli, Klopp fitoi titullin e Premier League në vitin 2020 dhe atë të Champions League në vitin 2019.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top