Ndërsa raportohet për mijëra protestues të vrarë nga regjimi terrorist islamist në Iran, presidenti Donald Trump është zotuar që do t’i dalë në ndihmë popullit liridashës atje, përcjell Gazeta Metro.
Presidenti amerikan pati një porosi sot për protestuesit në Iran, duke u bërë thirrje që t’i marrin institucionet shtetërore në dorë dhe t’i identifikojnë të gjithë vrasësit e regjimit.
”Ata do ta paguajnë një çmim të lartë”, tha presidenti Trump për veglat e regjimit që po vrasin me mijëra protestues për pak ditë. Raporti i Iran International thotë se së paku 12 mijë njerëz janë vrarë në Iran këto ditë.
Më tej, presidenti Trump njoftoi se i ka anuluar të gjitha takimet me zyrtarët iranianë përderisa vazhdojnë vrasjet masive kudo nëpër Iran.
”Ndihma po vjen”, tha në fund presidenti i SHBA-së, i cili që nga fillimi i protestave është zotuar se nëse regjimi i mullahëve vazhdon kasaphanen ndaj popullit të vet, Amerika do të ndërhyjë.
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) January 13, 2026