Aeroportet janë detyruar të mbyllen dhe fluturimet janë ndërprerë në disa pjesë të Evropës për shkak të motit të akullt.
Aeroportet në Budapest të Hungarisë, Bratislavë të Sllovakisë dhe Vjenë të Austrisë u detyruan të mbyllen përkohësisht të martën në mëngjes për shkak të kushteve të këqija të motit.
Një shtresë e trashë akulli ishte formuar në pistat e fluturimit në Vjenë dhe vazhdonte të ngrinte përsëri mes përpjekjeve për ta pastruar atë, tha një zëdhënës i aeroportit.
Shiu i ngrirë e kishte lënë Aeroportin e Pragës të operonte në një “modalitet shumë të kufizuar”, sipas një mesazhi në llogarinë e tij X.
Pritej të kishte vonesa gjatë gjithë ditës dhe mbërritjet po kufizoheshin ndërsa stafi punonte për të shkrirë akullin në pistën kryesore, shtohet në deklaratë.
Aeroportet e Vjenës dhe Bratislavës pritej të rihapeshin këtë mëngjes.