Trump vendos tarifa prej 25% për vendet që bëjnë biznes me Iranin

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar vendosjen e një tarife prej 25% për mallrat që vijnë nga vendet që kanë lidhje tregtare me Iranin. Vendimi hyn “në fuqi menjëherë”, bëri të ditur Trump përmes një postimi në platformën e tij Truth Social.

“Ky urdhër është përfundimtar”, shkroi presidenti amerikan, pa dhënë detaje shtesë mbi mekanizmin e zbatimit të tarifës.

Irani ndodhet tashmë nën sanksione të ashpra amerikane dhe po përballet me një krizë të thellë ekonomike, me monedhën vendase në rënie dhe inflacion të lartë që ka çuar në rritjen e çmimeve të ushqimeve deri në 70%.

Sipas të dhënave, ushqimet përbëjnë rreth një të tretën e importeve të Iranit, ndërsa kufizimet e reja tregtare pritet të përkeqësojnë më tej mungesat dhe rritjen e kostove për popullsinë.

Kina mbetet partneri më i madh tregtar i Iranit, e ndjekur nga Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Turqia dhe India. Analistët vlerësojnë se masa e re amerikane mund të ushtrojë presion shtesë ekonomik dhe diplomatik mbi Teheranin.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top