Çahet argjinatura e lumit Seman, përmbyten banesa dhe toka bujqësore

Reshjet e shumta dhe rritja e prurjeve të lumit Seman kanë shkaktuar përmbytje në disa zona, pas çarjes së argjinaturës në disa segmente.

Si pasojë, uji ka vërshuar në tokat bujqësore të disa fshatrave përreth, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Situata është përkeqësuar gjatë mesnatës, kur uji ka arritur të përmbytë edhe disa banesa në fshatin Havaleas. Banorët janë detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë në rrugë për t’i shpëtuar përmbytjeve dhe rrezikut që paraqiste niveli i lartë i ujit.

Në zonë kanë mbërritur ekipet e emergjencave civile, të cilat po monitorojnë situatën dhe po ndihmojnë banorët e prekur. Sipas vetë banorëve, prurjet e lumit Seman vijojnë ende me intensitet të lartë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top