Pas seancës gjyqësore, Jamarbër Malltezi, ka lëshuar akuza të forta ndaj prokurorisë për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”. Në një deklaratë për mediat, ai tha se i gjithë procesi është një përndjekje e mirëfilltë politike, ku autori është i paracaktuar dhe provat janë sajuar më pas.
Sipas Malltezit, ai ironizioi qëndrimin e SPAK ndaj akuzës duke e quajtur, “Fajin e ka Saliu”. Ndër të tjera Malltezi u shpreh se, këto prokurorë të nënshtruar politikisht, të cilët kanë ‘minuar’ keq demokracinë.
Jamarbër Malltezi:
“Një prezantim të mbrojtjes, parashtresa paraprake. Jemi në seancën e radhës, “fajin e ka Saliu”. Ligji kërkon që të kesh njëherë faktin, pastaj në bazë të faktit të shikohet fakti, a ka vepër penale apo jo dhe pastaj shikohet te autori.Në këtë rastin konkret, është shumë e bukur sepse prokurorët e nënshtruar politikisht, fillimisht kemi identifikuar autorin. Pra “fajin e ka Saliu”, pastaj kanë zgjatur katër vjet hetime që të përpiqeshin të sajonin dhe në mungesë të provave apo të fakteve, tani ecin me pretendime apo perceptime që duhet të jetë e tillë se Berisha e kishte pushtet.
Pra targetohet njëherë armiku, pastaj provat sajohen rrugës, siç ndodh rëndom në drejtësinë e demokracive popullore të lindjes. Pra, nuk ka ndjekje penale, kemi përndjekje politike, po kjo nuk është gjë, nuk është gjë e rëndë, nuk është gjë e re le të themi, është e rëndë për shtetin ligjor, por nuk është gjë e re. Për këto prokurorë të nënshtruar politikisht, të cilët kanë minuar keq demokracinë. Sepse me mashtrimet e tyre, me fallsifikimet që kanë ndodhur, është e paimagjinueshme se si një prokuror mund të fallsifikojë dhe përmbajtjen e një VKM-je. Dhe doli në seancë që prokurorët kanë mashtruar..”, tha Malltezi.