Berisha: Balluku turpëron zyrtarët e çdo vendi, turp i Shqipërisë dhe i qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Belinda Balluku turpëron çdo zyrtar.

Në konferencën me gazetarët, ai u pyet në lidhje me shfaqjen e numrit dy të qeverisë krah të Ngarkuarës me Punë të Ambasadës së SHBA, por tha se duhet të informohet se për çfarë bëhet fjalë.

Berisha deklaroi Belinda Balluku, ose “Lubia” siç e quan ai është turpi i Shqipërisë dhe i qeverisë.

“Nuk e kam parë këtë lajm akoma, do ta shoh., Por duhet të them që Balluku turpëron çdo zyrtar të çdo vendi. Balluku është trupi i Shqipërisë, turpi i kombit shqiptar, turpi i qeverisë. Se cfarë arsye kanë bërë që zonja të jetë atje unë duhet të shoh lajmin”, tha kreu i PD.

Kujtojmë që për Belinda Ballukun, SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit me qëllim arrestimin e saj.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top