Korça vijon të përballet me temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës, që kanë shkaktuar rrëshqitje dherash dhe bllokime në rrugët rurale. Familje janë evakuuar në fshatrat Cërravë dhe Dardhas në Bashkinë Pogradec, ndërsa rruga Dunicë në Njësinë Administrative Trebinjë dhe rruga Zall–Torra në Proptisht mbeten të pakalueshme.
Në akset nacionale, qarkullimi kryhet me goma dimërore dhe po kryhen pastrime dhe kriposje në segmentet Boboshticë–Dardhë, Maliq–Kufi Gramsh, Korçë–Ersekë, ndërsa problem mbeten aluvionet me baltë nga skarpatat, sidomos në zonën e Lozhanit.