Shpërthen polemika ndërkombëtare në prag të Botërorit 2026. Claudio Morresi, ish-Sekretar i Sportit i Argjentinës dhe ish-futbollist, ka bërë një kërkesë tronditëse: FIFA duhet të përjashtojë Shtetet e Bashkuara nga Kupa e Botës, pavarësisht se janë një nga vendet organizatore së bashku me Kanadanë dhe Meksikën.
Qëndrimi i tij vjen pas operacionit amerikan në Venezuelë, që çoi në arrestimin e presidentit Nicolás Maduro dhe bashkëshortes së tij, të transferuar më pas në SHBA për t’u përballur me akuza për trafik droge dhe korrupsion. Sipas Morresi, kjo është një shkelje e rëndë e së drejtës ndërkombëtare.
Në rrjetet sociale ai ka akuzuar Uashingtonin për ndërhyrje në punët e brendshme të një shteti sovran, duke përmendur nenin 2.4 të Kartës së OKB-së që ndalon përdorimin e forcës dhe ndërhyrjen politike. “FIFA duhet të ndërhyjë – siç bëri me Rusinë”, ka shkruar ai, duke kërkuar koherencë etike.
Nga Argjentina kundër SHBA-ve: “Duhet të përjashtohen nga Botërori 2026”
Propozimi i Morresit hap një skenar të paprecedentë: SHBA-të, përveçse janë të kualifikuara automatikisht, janë një shtyllë kryesore e organizimit të Botërorit 2026. Një përjashtim do të kishte pasoja sportive, logjistike, ekonomike dhe diplomatike kolosale.
Për momentin FIFA nuk ka dhënë asnjë koment zyrtar, por çështja ka rihapur debatin mbi marrëdhënien mes sportit dhe politikës.
La Fifa debe prohibirle jugar el mundial a Estados Unidos por violar las obligaciones internacionales de no intervenir en los asuntos internos y el intento de imponer un cambio de régimen por medios externos. Segun el art. 2.4 de la Carta de las Naciones Unidas.
Lo hizo con Rusia pic.twitter.com/I81wPsQ7z5— Claudio Morresi (@ClaudioMorresi) January 5, 2026