Einxhel Shkira flet për hyrjen e Sabianit në “BBV”

Ish konkurrentja e “BBVA”, Einxhel Shkira ka reaguar ndaj futjes së Sabianit në reality-show. Përmes rrjetit social,Twitter, Shkira e ka cilësuar gjithë situatën “për të qeshur” për spektaklin, por “shembullin më të gabuar” për shoqërinë.

“Përtej shakasë, kjo që ndodhi sështë aspak normale jo për pjesën e spektaklit se was the funniest, por është totalisht unhealthy jo vetëm si mardhënie por totalisht dhunë psikologjike dhe kontrroll i frikshëm i fëmijës, sidomos vajzës! Ky ishte mesazhi dhe shembulli më i gabuar ever!”, shkroi moderatorja.

Nga ana tjeter, ditën e djeshme gjatë takimit me Keisin, Sabian shprehu zhgënjimin e tij për situatën. “Tek ti gjithmonë kam pasur besim. Çfarë më the kur ike. Ti këtu nuk di asgjë. Më kë mërzitur shumë. Unë u çmenda.Ta kanë punuar të tjerët. Pse o bab, pse? Si të ka rritur babi? Ti je princeshë! Princin do ta zgjedhësh me durim.

Tani nuk kam më besim tek ti. Ma theve besimin. Ti erdhe e vetme këtu, si të porositi babi? Rrëshkite, nuk ke pse bëhesh pre e askujt.
Ki besim tek mendimet e babit. Ti e di që unë jap jetën për ty? Unë të kam rritur 22 vite, unë e di çfarë kam hequr mbrapa teje,”-u shpreh këngëtari.

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top