Kendall Jenner ka vendosur të flasë hapur për thashethemet që qarkullojnë prej vitesh rreth orientimit të saj seksual.
Modelja 30-vjeçare i adresoi zërat gjatë episodit të fundit të podcast-it “In Your Dreams” të Owen Thiele, ku tha qartë se nuk është pjesë e komunitetit LGBTQIA+.
Në internet ekziston një pjesë e madhe njerëzish që mendon se unë jam lezbike,” u shpreh Jenner. “E kuptoj që dalja hapur nuk është e lehtë për askënd, por duke njohur veten, mendoj se në këtë pikë të jetës sime do të isha deklaruar nëse do të isha.”
Ylli i “The Kardashians” theksoi se nuk do ta kishte aspak problem të dilte hapur nëse kjo do të ishte e vërtetë. “Do të isha në rregull me këtë,” shtoi ajo.
Jenner reagoi edhe ndaj narrativës se po “fsheh diçka” për arsye biznesi. “Kam lexuar gjëra vërtet të çmendura si ‘është keq për biznesin’. Si ka mundësi? Nuk e kuptoj,” tha ajo.
Modelja e bëri të qartë pozicionin e saj aktual: “Për ta sqaruar, sot për sot nuk jam [lesbike]. Nuk mendoj se do të jem, por nuk po i mbyll dyert ndaj përvojave të jetës.”
Megjithatë, Kendall pranoi se mënyra se si trajtohen këto thashetheme është shpesh e ashpër dhe fyese. “Nuk është aspak mikpritëse. Është shumë e keqe dhe agresive,” u shpreh ajo.
Sipas saj, zërat kanë nisur kryesisht sepse ajo ka qenë gjithmonë shumë e rezervuar për jetën e saj sentimentale, ndryshe nga motrat e saj më ekspozuara publikisht.
Ndër vite, Kendall Jenner ka pasur lidhje me disa emra të njohur, përfshirë Harry Styles, Nick Jonas, Blake Griffin, Ben Simmons, Devin Booker dhe së fundmi Bad Bunny.