Antoine Semenyo është xhevahiri i fundit i shtuar nga Manchester City në koleksionin e tij: sulmuesi më i kërkuar në Angli mbërrin te Pep Guardiola për 72 milionë euro, duke u bërë blerja më e shtrenjtë ndonjëherë e merkatos së dimrit. Një shifër që duket pothuajse e favorshme për standardet e Premier League, por që mbetet rekord si për kampionatin ashtu edhe për trajnerin.
Një vit më parë City kishte shpenzuar mbi 200 milionë euro në janar pa blerë yje të mëdhenj, por këtë herë Guardiola ka kaluar çdo kufi: shpenzimet totale nën drejtimin e tij kanë kaluar 2 miliardë euro.
Ready to be part of this journey 🩵 pic.twitter.com/HqdWaalk66
— Manchester City (@ManCity) January 9, 2026
Sa ka investuar City për teknikun Guardiola në 9 vjet
Semenyo është vetëm i fundit nga talentet e ardhur në Manchester që kur Guardiola është në pankinë. Sulmuesi i Bournemouth u pagua 72 milionë euro dhe ky transferim e çoi shifrën totale mbi 2 miliardë euro: saktësisht 2.03 miliardë, ose rreth 222 milionë euro në vit për 9 sezone.
City i ka dhënë çdo vit teknikut spanjoll fonde pothuajse të pakufizuara për ta mbajtur skuadrën gjithmonë në majë.
🤑 After completing the signing of Antoine Semenyo, Pep Guardiola's total spending at Manchester City has surpassed €2 billion pic.twitter.com/1avSUTkbqg
— Transfermarkt.co.uk (@TMuk_news) January 9, 2026
Askush nuk ka shpenzuar sa ai
Askush në botë nuk ka pasur burimet që ka pasur Guardiola. I dyti në këtë renditje është Diego Simeone me 1.22 miliardë euro te Atletico Madrid, i ndjekur nga Antonio Conte dhe Massimiliano Allegri me pak më shumë se 1 miliard secili.
Guardiola mbetet një rast unik: asnjë klub tjetër nuk mund të shpenzojë 72 milionë për Semenyon vetëm gjashtë muaj pasi ka paguar 75 milionë për Marmoush në të njëjtin rol – një provë e fuqisë së pakontrolluar të Manchester City.