“Ta bëjmë Partinë Demokratike, fituese”, ka qenë kjo deklarata e Ervin Salianjit në takimin e zhvilluar me demokratët në Korçë.
Gjithashtu ai theksoi se lidhjet me krimin i kanë figura që janë në qeveri.
“Ju keni marrë një mesazh që nuk është nga Korça sepse nuk është as në dialektin e Korçës, thoshte ka agjendë personale që është dialektore e një treve tjetër. Atij mesazhi që është dërguar nga Edi Rama se vetëm ai mund të ketë 20 mln lekë që dërgojë mesazhe gjithë dynjasë, që takimi organizohet nga krimi i organizuara. Jo zotëri, lidhjet me krimin i kanë personazhe të tjera në qeveri që unë i kam denoncuar me emër dhe mbiemër, jo vetëm në parti të cilët i dimë shumë mirë se cilët kanë probleme. Këtë takim e ka organizuar partia e organizuar që i përgjigjet çorganizimit të lidershipit të partisë qendrore. Falenderoj nga zemra të gjithë kryetarët e grupseksioneve të PD, 95% janë këtu. E gjithë partia e Korçës është këtu, të gjithë demokratët janë këtu të bashkuar, për një qëllim, për ta bërë PD fituese dhe për ta larguar Edi Ramën”, tha ai.