Elbasan, policia ndalon lëvizjen e makinave pa zinxhirë e goma dimërore

Për shkak të motit të keq, të shoqëruar me reshje të dendura, stuhi dëbore dhe ngrica, vijojnë problemet me qarkullimin e makinave.

Gjithashtu janë krijuar vështirësi të theksuara në një pjesën më të madhe të territorit në Qarkun e Elbasan.

Gjithashtu situata paraqitet më problematike në zonat kodrinore dhe malore të Elbasanit, Librazhdit, Prrenjasit dhe Gramshit, ku reshjet e dëborës kanë ndikuar ndjeshëm në kushtet e qarkullimit rrugor.

Në këtë kuadër, Policia Rrugore e Qarkut Elbasan ka marrë masa të shtuara sigurie, duke mos lejuar qarkullimin e asnjë mjeti që nuk është i pajisur me zinxhirë ose goma dimërore.

Kontrollet janë përqendruar kryesisht në akset rrugore:

Elbasan – Gjinar

Elbasan – Qafë Thanë

Elbasan – Fushë Studen

Këto masa janë ndërmarrë si pasojë e reshjeve të dëborës dhe ngricave në këto zona, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore për drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top