Visions of Tomorrow. Një shqiponjë me pajisje të përdorura si pasqyrë e së ardhmes

Në një moment kur teknologjia është kryefjala, arti i Renold Sulës, artist shqiptar, skulptor dheskenograf, vjen si një sfidë personale për të vendosur pajisjet teknologjike në qendër të veprës sëtij. Visions of Tomorrow është një reflektim i së ardhmes i udhëhequr nga zgjidhjet teknologjike. Përmes këtij instalacioni, artisti rikrijon shqiponjën tonë kombëtare, duke përcjellë një mesazh tëqartë mbi mënyrën se si arti dhe teknologjia mund të shkrihen, të evokojnë kreativitetin dhe tënxisin ripërdorimin, duke e parë këtë si një zgjidhje që duhet të udhëheqë edhe të nesërmen tonë.

Renold Sula është një prej artistëve lokalë shqiptarë që e ndeshim shpesh me veprat e tij, të cilatrikrijojnë të përditshmen, por njëkohësisht e çojnë atë në një dimension tjetër, më të fuqishëmdhe më tërheqës për syrin e publikut. Veprat e tij gjenden kudo rreth nesh, në formën e skulpturave gjigante, instalacioneve të integruara në hapësira publike, mozaikëve shumëngjyrëshme motive të ndryshme, deri te shqiponjat e ndërtuara nga pajisje teknologjike IQOS.

Procesi krijues i Visions of Tomorrow, e cila prezantohet edhe si një dhuratë fundviti, nisi si njëiniciativë e IQOS për rikthimin e pajisjeve që nuk përdoren më dhe për t’u dhënë atyre një jetë tëre përmes artit. Kjo vepër konfirmon se teknologjia, përveçse lehtëson përditshmërinë, mund tëshndërrohet edhe në mjet kreativiteti dhe ripërdorimi, duke përcjellë një mesazh për përdorimin e përgjegjshëm të saj, në respekt të mjedisit dhe komunitetit.

Renoldi e përqafoi këtë iniciativë duke i parë pajisjet si komponente që lidhen me njëra-tjetrënnë mënyrë të sinkronizuar, ashtu si rrjetet teknologjike, dhe duke i shndërruar ato në njëinstalacion të prekshëm dhe domethënës.

Ripërdorimi përmes artit, në një kohë kur teknologjia është kudo rreth nesh, jo vetëm që evokonkreativitet, por edhe sensibilizon audiencën për t’i parë jo vetëm pajisjet teknologjike, porproduktet në përgjithësi si materiale që mund të riciklohen dhe ripërdoren, në dobi të komunitetitdhe mjedisit, në mënyrë të përgjegjshme.

Kuriozitet për një  ardhme  udhëhequr nga teknologjiakreativiteti dhe përdorimi ipërgjegjshëm. (Artikull Promocional) 

 

 

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top