Përmbytjet në Durrës, shënohet viktima e parë nga moti i keq

Viktima e parë nga moti i keq në vendin tonë është shënuar ditën e sotme në Durrës. Mësohet se është gjetur i pajetë nga polumbarët e RENEA-së, 54-vjeçari me iniciale A.H. Ai është marrë nga rrjedha e ujit dhe është gjetur pranë kanalit kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak.

Njoftimi i Policisë: 

Durrës/Informacion shtesë Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit A. H., 54 vjeç, informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit. Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top