Po ktheheshin nga vendlindja! Aksidentohet familja shqiptare në Gjermani

Një familje shqiptare ka pësuar aksident në Gjermani. Mes 6 prej të plagosurve, tre prej tyre fëmijë të vegjël. Aksidenti në Liedermatte ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Waldshut, Tingen të Gjermanisë, afër kufirit me Zvicrën.

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

Aksidenti ka ndodhur pak minuta para mbërritjes në vendin ku jetonin. Një kamion u përplas me makinën në të cilën udhëtonte familja shqiptare e cila po kthehej nga Kosova. Familja me pesë anëtarë dhe shoferi I kamionit u plagosën në aksidentin e ndodhur. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda.

Sipas mediave të huaja, shkaku i aksidentit është ende i paqartë, ndërsa një person u bllokua në makinë nga përplasja dhe u desh të nxirrej nga zjarrfikësit Familja shqiptare vjen nga fshati Ratkoc i Rahovecit. Të aksidentuarit kanë pësuar lëndime të rënda.

Fëmijët e lënduar janë të moshës pesë muajsh dhe tre vjeç dhe disa u transportuan me helikopterë shpëtimi në spitalet e fëmijëve. Shkalla e lëndimeve të tyre është aktualisht e paqartë.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top