Përmbytjet dëmtojnë rrjetin, ndërpritet furnizimi me ujë në Fier

Prurjet e shtuara të lumit Vjosë dhe rritja e nivelit të ujërave nëntokësore kanë sjellë probleme në furnizimin me ujë në Fier. Si pasojë, disa puse janë prekur nga situata dhe do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm.

Detaje nga autoritetet: 

Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Fier njofton se si pasojë e prurjeve të shtuara të lumit Vjosë dhe rritjes së nivelit të ujërave nëntokësore si shkak i presioneve të krijuara, disa nga puset që furnizojnë Njësinë Administrative Fier janë prekur nga situata e krijuar.

Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë, nga ora 16:00 deri në një njoftim të dytë.

Ekipet teknike janë në terren dhe po punojnë për normalizimin e situatës.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top