Gjithë territori i Qarkut Kukës vijon të jetë i përfshirë nga reshje shiu, duke sjellë rritje të riskut në rrugët nacionale, bashkiake dhe në ura. Si pasojë e kushteve atmosferike, subjektet kontraktore dhe drejtoritë e rrugëve rurale po punojnë me kapacitet maksimal gjatë gjithë kohës për të garantuar funksionalitetin e rrugëve nacionale dhe lidhjen me zonat rurale. Pavarësisht situatës, të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme.
Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!Në Bashkinë Kukës, problematika më shqetësuese mbetet ura e fshatit Orgjost, e cila vijon të jetë e rrezikuar pas dëmtimit të njërës nga këmbët mbajtëse. Banorët raportojnë se për shkak të përkeqësimit të situatës, fëmijët nuk janë lejuar të shkojnë në shkollë, ndërsa kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga strukturat e Emergjencave Civile në nivel vendor dhe qendror. Rreth 1 mijë banorë të dy lagjeve të fshatit rrezikojnë të izolohen.