Një ditë pasi Durrrësi u ‘pushtua’ nga reshjet e dendura të shiut, këtë të mërkurë akset kryesore rrugore janë të kalueshme të gjitha dhe uji është larguar.
Problematikë mbetet zona e ish-kënetës e më konkretisht në bllokun rreth burgut. 100 banesa kanë ende ujë në oborret dhe në brendësi të tyre.
Po ashtu situatë problematike paraqitet edhe në Shkozet, lagjja 14 veçanërisht në zonën e njohur si ‘NISH tulla’.
Në total janë evakuuar 18 familje me 60 persona të cilët janë sistemuar në 2 shtëpitë e pushimit – në atë të Ministrisë së Brendshme dhe në atë të mbrojtjes.