Reshjet e shiut kanë përfshirë vendin tonë që prej ditës së djeshme. Ato kanë shkaktuar një situatë problematike. Gjatë natës, në Lezhë dhe Kurbin ka patur reshje në intensitet të ulët. Uji është tërhequr në pjesën më të madhe të zonave urbane. Po ashtu, ka rënie të nivelit të prurjeve në lumenjtë Drin dhe Gjadër.
Në Kurbin janë evakuar rreth 8 familje, ndërsa sipërfaqja e përmbytur në të gjithë qarkun është rreth 2600 hektarë, ndërsa 150 banesa janë të rrethuara nga uji.