Takimi mes Izraelit e Sirisë këtyre ditëve, marrëveshje e re më e gjerë mes dy shteteve

Zyrtarë të lartë izraelit dhe sirianë do të takohen të hënën ose të martën me ndërmjetësimin e emisarit amerikan Tom Barrack, i pari i tillë që prej se presidenti sirian Ahmed al-Sharaa vizitoi Washington në nëntor.

Gazeta izraelite The Jerusalem Post raportoi se delegacioni izraelit do të përbëhet nga ambasadori izraelit në SHBA, Lechiel Leiter, Roman gofmankreu i agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad.

Në takim flitet se nga pala siriane do të jetë ministri i punëve të jashtme të Sirisë, Asaad al-Shaibani.

Sipas raportit Izraeli dhe SHBA kanë arritur pajtim mes tyre për dy çështje kyçe. Vazhdimësinë e veprimtarisë ushtarake të Izraelit në Siri për të neutralizuar kërcënimet dhe përparimin në dialogun me Sirinë rreth krijimit të një marrëveshjeje të re të sigurisë me Sirinë. “Të dyja palët e kanë të qartë se çfarë duhet të bëjnë” u ka thënë The Jerusalem Post burimi i tyre.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top