Trump nxjerr LISTËN/ 41.3% e familjeve shqiptare në SHBA marrin ndihmë sociale

Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar në rrjetin social Truth Social një listë ku tregohet se 41.3% e familjeve shqiptare që jetojnë në SHBA marrin ndihmë sociale.

Në këtë listë, presidenti Trump ka shpërndarë të dhëna mbi përfitimin e asistencës sociale edhe nga familjet emigrante të vendeve të tjera në SHBA.

Sipas këtyre të dhënave, 41.3% e familjeve emigrante shqiptare në Shtetet e Bashkuara përfitojnë ndihmë sociale nga shteti amerikan. Në këtë listë është e përfshirë edhe Kosova me 46% të familjeve që përfitojnë ndihmë sociale.

Tabelat janë pjesë e një renditjeje me titull “Immigrant Ëelfare Recipient Rates by Country of Origin”, ku paraqitet përqindja e familjeve emigrante që marrin asistencë sociale, të ndara sipas vendit të origjinës.

Në listën e publikuar nga Trump, Shqipëria rezulton me një përqindje më të ulët krahasuar me disa vende të tjera, por mbi pragun 40%, duke u renditur pranë shteteve si Moldavia, Ukraina dhe Vietnami.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top