Besniku i kthyer në tradhtar/ Kush është gjenerali që do dëshmojë kundër Maduros

Një ish-gjeneral dhe ish-drejtor i shërbimeve sekrete 007 të Venezuelës, besnik i ish-Presidentit Hugo Chavez u deklarua fajtor së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për trafik droge dhe narko-terrorizëm. Hugo Armando Carvajal Barrios, i njohur si “El Pollo”, i cili sipas gazetës amerikane “Newsweek” është dëshmitari kryesor i gatshëm të japë një dëshmi vendimtare në gjyqin kundër Nicolas Maduro dhe gruas së tij.

Dikur krahu i djathtë, i besuar i Chavez dhe trashëgimtarit të tij Maduro, tashmë në akuzuesin kryesor të një sistemi që ai ndihmoi në ndërtimin. Jo nga ndonjë pendim i sinqertë, por më shumë për të marrë ulje dënimi dhe për përfitime personale. Kjo është historia e “El Pollo”, i lindur në vitin 1960 në Puerto La Cruz në Venezuelë dhe që u ngrit në radhët ushtarake në kulmin e tij.

Narco, Terror, and Politics in Southwestern Europe (2/10)

Në vitin 1992, Carvajal Barrios ishte ndër mbështetësit kryesorë të Hugo Chavez në përpjekjen e tij të dështuar për grusht shteti. Ky veprim u kushtoi të dyve burg, por e lidhi në mënyrë të pazgjidhshme “El Pollo” me udhëheqësin bolivarian. Ishte vetë Chavez që pasi triumfoi në zgjedhjet e vitit 1998, që e emëroi Carvajal Barrios si kreun e shërbimit sekret venezuelian.

Hugo Carvajal, el general chavista que sabe demasiado

Nga atje, sipas akuzave të ngritura nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, “El Pollo” menaxhoi një operacion masiv të trafikimit të armëve dhe drogës duke bashkëpunuar me kartelet kryesore të kontinentit, siç janë “Cartel de Los Soles” dhe “FARC”-u kolumbian. Është në këtë rol që, sipas hetuesve amerikanë, ai mori pjesë në transportin e 5.5 tonëve kokainë në SHBA.

Në vitin 2013, pas vdekjes së Chavez, roli qendror i Carvajal Barrios në Venezuelë mbeti i pandryshuar. Agjenti numër një vendosi të hynte në politikë, duke u bërë një kongresmen pro-Maduros. Pika e kthesës erdhi në vitin 2019, kur ekonomia venezuelase ishte në gjunjë dhe opozita po merrte vrull. “El Pollo” ndërroi anë. Nicolas Maduro reagoi keq, duke e akuzuar atë për tradhti dhe duke e detyruar të largohej. Ndërkohë për Carvajal Barrios kishte një urdhër arresti nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së.

“El Pollo” u kap në Spanjë dhe u ekstradua në Shtetet e Bashkuara në vitin 2023, ku u përball me të njëjtat akuza me të cilat përballen tani Nicolas Maduro dhe gruaja e tij: narko-terrorizëm, trafik droge dhe trafik armësh. Më 25 qershor 2025, Carvajal Barrios u deklarua fajtor për të gjitha akuzat dhe arriti një marrëveshje pranimi fajësie me Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së.

Megjithatë, dënimi nuk u ratifikua, ndoshta sepse “El Pollo” ndërkohë kishte filluar të negocionte një marrëveshje të re. Një gjë që mund të përfshijë dëshminë e tij kundër ish-udhëheqësit dhe presidentit të tij.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top