Mediumi kroat shkruan për Rrahmanin: Simbol i dinastisë së famshme të futbollit

Mediumi i njohur kroat, Sportske Novosti, i ka kushtuar një shkrim të gjatë kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.

E ka cilësuar mbrojtësin e qendrës si simbol të Napolit, përkatësisht të “dinastisë së famshme të futbollit”.

“Është mbrojtësi më i mirë i Serie A, vrapon pas ‘Scudettos’ së tretë dhe ëndërron plasmanin në Kampionat Botëror. Vetëm qielli është kufiri”, ka shkruar SN.

Gazeta kroate ka vlerësuar se cilësitë e Rrahmanit kanë filluar të pranohen vetëm pasi ai e fitoi titullin e dytë të Italisë me Napolin, në edicionin e kaluar.

“Mbrojtja e Napolit pa të më nuk mendohej. Klasin e Rrahmanit më në fund kanë nisur ta pranojnë edhe ekspertët, mediat, portalet e ndryshme të futbollit të armatosura me të dhëna statistikore”, shkruan ndër të tjera “Sportske Novosti” që ka paraqitur karrierën e Rrahmanit dhe sukseset e tij.

Një pjesë të zhvillimit si lojtar, Rrahmani e ka bërë në Kroaci. Ishte te Spliti e Dinamo Zagrebi, ndërsa luajti huazim edhe te Lokomotiva e Zagrebit. Stacion të përkohshëm në Itali e kishte Veronan, kurse te Napoli, 31-vjeçari është prej vitit 2020.

“Nuset e Vilës Blu” – Roman nga Flamur Buçpapaj

Romani i ri i autorit Flamur Buçpapaj, botuar nga Nacional, sjell një udhëtim mes dashurisë, dhimbjes dhe kujtesës – aty ku e kaluara dhe e tashmja takohen në një vilë blu plot sekrete. Gjej librin në libraritë kryesore dhe mëso pse “Vila Blu” nuk është thjesht një vend… por një simbol i shpirtit shqiptar. Për porosi ose kontakt: 067 533 2700
Scroll to Top